Foto e video të ndryshme, hakohet faqja e Facebook-ut të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (FOTO)


Faqja e Facebook-ut të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është hakuar nga disa persona të pa identifikuar dhe vazhdojnë të postojnë foto dhe video të ndryshme. Organet kompetente të Universitetit në fjalë kanë thënë se është bërë sulm kibernetik në faqen e tyre në Facebook dhe se për momentin ajo kontrollohet nga persona të pa identifikuar.

“Kërkojmë falje për shqetësimin e shkaktuar dhe ne distancohemi nga të gjitha postimet në të, deri në marrjen e kontrollit të administrimit të faqes nga shërbimet e USHCM”, thuhet në kumtesën e Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup./Pa Censurë/
https://www.facebook.com/ukim.edu.mk