(FOTO) E rrallë: Gruaja shtatzënë zbulon se është alergjike ndaj fëmijës së saj

Një grua shtatzënë zbuloi se ishte alergjike ndaj fëmijës së saj pasi vuri re disa pulla të kuqe në të gjithë trupin e saj

Fiona Hoover vuri re fillimisht shenjat e kuqe në bark kur ishte në javën e 31 të shtatzënisë por ato u përkeqësuan më shumë. Mjekët e diagnostikuan atë me gjendje të rrallë autoimune Pemphigoid Gestationis.

Ata besojnë se kjo mund të jetë shkaktuar nga një gjen në ADN-në e djalit të saj. Barney është fëmija i dytë i Fionës, por ajo thotë se nuk ka vuajtur nga kjo sëmundje kur ishte shtatzënë me vajzën e saj. “Kisha disa shenja të vogla që më kruheshin rreth kërthizës, dhe më dukej sikur më kishin prekur hithrat.

Shkova te mjekët pas disa ditësh sepse po më kruheshin gjithnjë e më shumë dhe po bëhej e padurueshme. Ata më dhanë disa kremra por po bëheshin më të mëdha.

Barku im ishte mbuluar me pulla të kuqe. Ishte mjeku i tretë që shkova për t’u vizituar dhe tha se dukej si gjendja Pemphigoid Gestationis.“, tha ajo.