FOTO/ Djali i Vuçiçit në Graçanicë me bluzën ‘dorëzimi nuk është opsion’

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Danilo, gjendet në Graçanicë për festën e Vidovdanit.

Danilo Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në manifestim.

Ai mban veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”, raporton Koha Ditore.

Serbët janë duke festuar sot Vidovdanin në Graçanicë. Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.

Djali i Vuçiç është akuzuar nga mediat serbe dhe ndërkombëtare për lidhje me bandat pranë pushtetit të babait.