Fshati, Vicë, Bozovcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë dhe fshati Gjermë janë bllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.
Një banor i kësaj zone ka shkruar se rrugët në disa nga fshatrat e lartë përmendura janë të palëvizshme dhe në këtë mënyrë vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve me nevojë.
Sipas banorit, në disa nga këto fshatra ka fëmijë dhe pleq të sëmurë të cilët shkaku i rrugës nuk mund të marrin ndihmën mjekësore.