FOTO/ Babai i 18-vjeçares e nxori në pritë pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh, ky është 33-vjeçari shqiptar që u vra nga bashkatdhetari në Greqi

Fotoja që shihni më poshtë është e 33-vjeçarit, Jordanis Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij 50-vjeçari Fatmir Talellari, në Greqi, pasi ky i fundit zbuloi se ai ishte kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij 18-vjeçare.

Talellari, pasi vajza nga martesa e parë i ka rrëfyer se është përdhunuar për 9 vite dhe së fundi është kërcënuar me publikime të videove intime nëse nuk i jep para, ka nxjerrë në pritë kunatin e tij, vëllain e bashkëshortes aktuale.

Pasi dy personat janë takuar mes tyre ka pasur një debat të ashpër, ndërsa disa çaste me vonë 50-vjeçari ka nxjerrë armën e gjahut, të cilën ka thënë se e posedon ligjërisht, dhe ka qëlluar vëllain e gruas për vdekje më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici duke pranuat krimin e kryer.

Sipas informacioneve nga burime policore, mediat greke raportojnë se 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9 janar) vajza e tij 18-vjeçare ka treguar se 33- vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte, e shantazhonte duke publikuar video dhe foto të akteve të tij të sëmura, duke i zhvatur shuma parash.