FOTO/ Aksident tragjik në Itali, makina përfundon në kanal, mes 3 viktimave edhe një shqiptar

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Padova të Italisë, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Mësohet se mes viktima, është edhe një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Eduard Ndoj.

Sipas mediave italiane viktimat e tjera janë, Martina Pagnin, 45 vjeçe dhe Diego Rampazo, 46 vjeç të cilët ishin çift.

Autoritet italiane janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa janë publikuar edhe fotot e viktimave.

Shqiptari është personi në të majtë o veshur me xhup dhe shall.