Foshnjës 5 muajshe me koronavirus i përkeqësohet gjendja, dërgohet në …

Foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë në komunën e Kamenicës e cila është infektuar me koronavirus është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë meqë gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Në Topanicë nga një familje janë testuar 11 persona të cilët i përkasin një familje të cilët kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19 dhe në mesin e tyre është edhe foshnja pesëmuajshe, raporton KOHA.

Doktori Latif Sylaj i cili është pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë ka konfirmuar për gazetën se foshnja është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor pasi gjendja e saj është përkeqësuar.
“Foshnja ka pasur barkëqitje dhe ka pasur kollitje të thatë dhe kemi dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë. Stafi jonë nga QKMF-ja ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe ka marr vajzën pesëmuajshe dhe me autoambulancë e kemi dërguar në Prishtinë. Gjendja e personave tjerë të cilët janë të infektuar me COVID 19 është stabile. Fshati Topanicë tani është në karantinë të plotë meqë dyshohet se personi i parë që është prekur me koronavirus ka pasur kontakte edhe me persona tjerë” ka thënë ai.