Foshnje e infektuar me Kovid, 137 fëmijë janë hospitalizuar për tre javë

Për momentin 40 fëmijë mjekohen me nënat e tyre në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ndërsa para tre javëve Klinika është shndërruar në Kovid qendër. Drejtorja Sofijanova thotë se nga virusi i ri nuk janë imun as fëmijët. Ajo shpjegon se në cilën mënyrë mjekohen fëmijët në moshë të re. Thotë se marrin antibiotik dhe foshnjat janë në përkujdes intensiv, ku antibiotiku është posaçërisht i rëndësishëm dhe kyç për tu tejkaluar problemi me infeksionin për shkak se trashëgohet nga nëna.

“Foshnja më e vogël ka disa ditë dhe foshnjat nuk janë imune, megjithatë kalojnë më së miri. Ata që i kemi trajtuar prej një deri në një muaj e gjysmë më së shpeshti vendosim antibiotik me të cilin duhet të parandalohet infeksioni. Ky është infeksion virusal dhe te ai nuk ka trajtim për fëmijët, por infeksioni sekondar mund të bëjë problem dhe andaj duhet të trajtohet me terapi antibiotike dhe infuzione”, deklaroi Aspazija Sofijanova.

Megjithatë, ajo që është më e rrezikshme se Kovid-19, është post kovid faza te fëmijët. Nuk dihet cili organ mund të su*lmohet nga virusi dhe nëse do të lë pasoja afat-shkurte apo afat-gjate.
“Më së shpeshti janë gastrointestinale, d.m.th. kemi problem me stomakun, me zorrën e verbër, me mushkëritë, trurin, veshkat, me organet tjera, andaj thuhet sistem multi-organik post kovid, për shkak se nuk e dimë cili organ i dobët do të ndikojë në vetë Kovid-in, si post kovid reagim pas infeksionit”, shtoi ajo.

Po punohet që të bëhet kalendar për imunizim në të cilin do të përshihen edhe fëmijët nga 12 deri në 16 vjet për të hulumtuar nëse vaksina do të ndikojë pozitivisht apo negativisht.