Foshnja “zhduket” në barkun e nënës, mjekët akoma nuk kanë një përgjigje për këtë fenomen

KisLevonia Givens, 28 vjeçe nga Louisiana e SHBA-ve, përjetoi një dhimbje të madhe kur mjekët zbuluan se një nga dy binjakët që do të sillte në jetë, kishte vdekur, kur ajo ishte ende në javën e 13 të shtatëzanisë.

Këtë fenomen mjekët e përshkruajtën si “sindroma binjake e zhdukjes”, e cila konsiston në zhytjen e njërit fetus në trupin e nënës apo binjakut tjetër.

Givens është nëna e katër fëmijëve dhe pas lindjes është shprehur se ka përjetuar dhimbje dhe gëzim në të njëjtën kohë.

“Pas lindjes, një nga infermierët hyri dhe më tregoi shenjën e tij të lindjes. Më shokoi, por unë isha e lumtur dhe duke buzëqeshur, ishte e mahnitshme. Është e pabesueshme, se di si ta përshkruaj, është një ndjenjë e çuditshme. Kam qarë shumë, gjithashtu dhe kam shumë pyetje”, rrëfeu 28 vjeçarja.

Mjekët ende nuk kanë ndonjë shpjegim të qartë se përse një foshnje zhduket në mitër, por ata mendojnë se kjo gjë mund të vijë si rezultat i anomalive kromozomale.