“Foshnja më e vogël e botës” del nga spitali pas 13 muajsh trajtim

Në Singapor ka dalë nga spitali pas një trajtimi 13 mujor foshnja Kwek Yu Xuan e cila mendohet se është “foshnja më e vogël e botës”.
Foshnja e gjinisë femërore e emëruar Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra. Foshnja e cila në vend të javës së 40 të shtatzënisë, lindi në javën e 25-të në peshën e një molle, doli nga spitali pas një trajtimi në kujdesin in*tensiv për një periudhë 13 mujore.

Nëna e Yu Xuan u fut në lindje em*ergjente cez*eriane për shkak të ten*sionit të lartë i cili mund të ishte vde*kjeprurës edhe për nënën edhe për foshnjën me dë*mtimin e organeve jetësore.
Bëhet e ditur se foshnja pas trajtimit në spital ka arritur shëndetin e saj duke arritur në 6,3 kg.
Sipas regjistrimeve të Universitetit Lowa të SHBA-së, foshnja më e vogël në botë ishte një vajzë e lindur në vitin 2018 në peshën 245 gramë.