Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka lindur një foshnje, që në testin e parë ka rezultuar të jetë pozitiv me Covid-19. Filipçe theksoi se po presin rezultatet nga testi i dytë, për të konfirmuar saktësisht nëse kjo paraqet rastin e parë me transmetim vertikal të Covid-19.
“Pritet edhe një test për kontroll të strishos, më lejoni që sot të shohë se si do të jetë rezultati edhe i foshnjës edhe i nënës. Në testin e parë kanë rezultuar pozitiv…vetëm le të arrijnë rezultatet e strishos që të dimë se si ka qenë mënyra e transmetimit. Deri më tani nuk kemi pasur raste të publikuara për transmetim vertikal, është e mundur përmes gjidhënjës, për këtë arsye, për shkak se është rasti i parë, le të dalin edhe rezultatet e këtyre testeve dhe të shohim për çfarë bëhet fjalë më saktësisht”, tha mes tjerash Filipçe.
Jozyrtarisht, sot në disa mediume ishte raportuar se edhe nëna edhe foshnja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por që nuk kanë simptome. Sipas të njëjtave informacione, nëna është e diagnostikuar me Hepatit B dhe se si pasojë, foshnja është dashur urgjentisht të ushqehet përmes gjidhënjes.