Foshnja 15-të javëshe qëndron vetë në këmbë (VIDEO)


Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Briston, ku një foshnjë vetëm 15 javëshe është ngritur në këmbë.
Babai i foshnjës pretendon se fëmija e tij ka mësuar të ngrihet pa ndihmën e askujt dhe atë ende pa i bërë tetë javë jetë, duke i dhënë kështu epitetin e foshnjës më të fuqishme në botë.

31-vjeçari Tezra Finn-Johnston dhe e dashura e tij Emily Derrick, 23-vjeç që jetojnë në Kingswood të Bristolit, kishin vërejtur fuqinë e pazakontë të vajzës së tyre që kur u larguan nga spitali.

Prindërit pretendojnë se qysh në ditët e para të jetës kishte arritur pa ndihmën e askujt ta ngrit kokën larg, ndërsa tani edhe pse vetëm 15-javëshe po qëndron në këmbë pa e mbajtur askush.
Sa është e shëndetshme kjo për foshnjën për zhvillimin motor në të ardhmen është teme me vete!

https://www.youtube.com/watch?v=rTQRJdLk5QQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR09J-U2IORv2rNcOWhaUhSjqKERbzECGCczzUbth59VYKrcLdBNb4tE6Lo