Forumi Rinor nga Lëvizja BESA: BDI hoqi dorë nga gjithçka, por jo edhe nga tenderët dhe Soravia

Lëvitja BESA akuzoi BDI-në se me dorëheqjeet e fundit ka hequr dorë nga gjithçka që ka premutar para elektoratit. Nga selia e BDI-së, fourmi rinor I Lëvizjes BESA I bënë thirrje Ahmetit që heq dorë nga siç thane tenderët por jo edhe nga premiter e dhëna para votuesve.

”BDI hoqi dorë edhe nga kryeministri i parë shqiptar, nga premtimi kryesor që e kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare….Sot, ne të rinjtë e Lëvizjes BESA, këtu para selisë së BDI-së i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe Artan Grubit: -Hiqni dorë nga “Soravia” por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it.-Mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve. Mos hiqni dorë nga të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, por hiqni dorë nga veturat luksoze që i regjistroni si dhuratë nga miqtë, si dhe nga keqpërdorimi i veturave zyrtare. Mos hiqni dorë nga drejtësia për rastet e montuara politike dhe nga drejtësia që meriton ta ketë çdo qytetarë në vend, por hiqni dorë nga gjykatat dhe prokuroria.Mos hiqni dorë nga të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë, por hiqni dorë nga tradhëtia dhe hajnia. Edhe më mirë është që të hiqni dorë nga gjithçka, edhe nga politika, pasi për 20 vite nuk e zgjodhët asnjë çështje me rëndësi kombëtare në vend, por zbatuat vetëm projektet anti-kombëtare si: ikjen e rinisë dhe intelegjencës së re në mërgim, lënien mbas të vendbanimeve shqiptare që ende vuajnë për ujë të pijshëm, fshatra pa rrugë dhe kanalizim si dhe shumë dështime të tjera” – tha Ramazan Dini forumi rinor – Lëvizja BESA.