Forumi i Gruas së Besës në Kërçovë organizuan aktivitet për ditën ndërkombëtare të diabetit


Sot në gjithë botën po kremtohet si dita e diabetit. Në nderë të kësaj dite ndërkombëtare forumi i gruas i Lëvizjes Besa në Kërçovë ka organizuar matjen e sheqerit falas për qytetarët si dhe ka shpërndarë fletushka se si qytetarët të mbrohen nga kjo sëmundje.

“Sot , me rastin e dites se Diabetit , aktivitet i marre nga jone,per matjen e sheqerit ne gjak ne qytetaret e rastit! Ku jane testuar 100 qytetare dhe jane pajisur me fletushka dhe keshilla rreth shenjave klinike,mjekimit dietave dhe aktiviteteve te ndryshme sportive”, thuhet në njoftimin e forumit të gruas ne Kerçove.