“Sot, struktura e Forumit të gruas pranë Degës së Çairit, kjo shtyllë e palëkundur dhe e pamposhtur filloi aktivitetet e saj, për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut të vitit 2020.
Përtej kushteve klimatike dhe gjendjes së pazakontë, vullneti dhe angazhimi i grave e dëshmoi sot se fitorja jonë e radhës po vjen.
Pjesë e kësaj ngjarje sot ishin paraqitjet e kandidateve gra për deputete si dhe bartësit të zonës së parë zgjedhore, z.Izet Mexhiti.
Ne si gra besojmë, veprojmë dhe do të angazhohemi që fitues absolut i zgjedhjeve edhe kësaj here të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim, për shumë arsye e njëra ndër to është sjellja e #Kryeministrittëparëshqiptar. – njoftojnë nga Forumi i Gruas të BDI-së në Çair