“Forumi i Biznesit në Sarajevë do të bashkojë më shumë se 1.000 pjesëmarrës nga 33 vende”

Ardhjen në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës e konfirmuan delegacione nga 33 vende, të cilat do të prezantohen përmes projekteve investuese rajonale në prodhim, bujqësi, energji, arsim, financa, infrastrukturë, ndërtim, shërbime, turizëm dhe sektorë të tjerë.

Në Forumin e Biznesit të Sarajevës (FBS), pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), priten më shumë se 1.000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Tema e Forumit të këtij viti, që do të mbahet në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës më 11 dhe 12 maj, do të jetë “Nearshoring – perspektivë për rajonin”, gjegjësisht prezantimi i potencialit për rialokimin e prodhimit të kompanive evropiane në Evropën Juglindore.

Perspektiva e re ekonomike
“Mendojmë se kjo është një temë vërtet interesante për të cilën duam të flasim publikisht. Është diçka që ne besojmë në BBI Bank se mund të ndryshojë perspektivën ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës në periudhën e ardhshme. Sigurisht, sipas informacioneve që kemi, është një proces në FBS që po ndodh, i shkaktuar nga të gjitha zhvillimet më të fundit globale, nga pandemia që pati një ndikim negativ në ekonomi, deri te përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë”, tha Nedzhad Gushic, anëtar i bordit të Bosna Bank International (BBI) për bankat dhe investimet e korporatave.

Ai theksoi se janë të kënaqur me numrin e aplikimeve dhe pjesëmarrësve të deritanishëm, sa i përket investitorëve, pronarëve të projekteve dhe delegacioneve.

Ardhjen në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës e konfirmuan delegacione nga 33 vende nga e gjithë bota, të cilat do të prezantojnë një sërë projektesh investimi rajonale në prodhim, bujqësi, energji, arsim, financa, infrastrukturë, ndërtim, shërbime, turizëm dhe sektorë të tjerë. Edhe këtë vit priten një numër i madh pjesëmarrësish dhe gazetarësh nga shtëpitë mediatike vendase dhe të huaja.

Ministri turk Muş ndër pjesëmarrësit kryesorë
Siç tha ai, emri më i rëndësishëm i edicionit të këtij viti të FBS-së është ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, me një delegacion biznesmenësh.
Ministri turk do të jetë një nga folësit kryesorë në seancën hyrëse të ditës së parë të forumit, që do të organizohet në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

Ardhja në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës u njoftua gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë e Stambollit (ITO), e udhëhequr nga kreu Sekib Avdagiç. Pjesëmarrja në FBS-së u konfirmua edhe nga Këshilli për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare të Republikës së Turqisë (DEIK).

“Krahas procesit të ‘non-sharing’, FBS do të ofrojë edhe gjërat tradicionale që ka për të ofruar Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht investimet dhe zhvillimin në turizëm, gjegjësisht industrinë e turizmit, pronat e paluajtshme. Jemi dëshmitarë se vlera e pasurive të paluajtshme në Sarajevë dhe BeH po rritet vazhdimisht, që është jashtëzakonisht interesante dhe e mirë, po e zhvillon sektorin e ndërtimit. Do të kemi edhe një panel lidhur me turizmin, së bashku me USAID-in”, shpjegoi Gushiç.

Siç tha ai, do të ketë edhe një panel në kuadër të partneritetit publiko-privat.
“Për ne është shumë e rëndësishme që ky proces të fillojë, sepse gjithçka që po flasim do të kërkojë investime në punët publike”, tha Gushiç.

Mundësi për pronarët e projektit
“Ajo që na gëzon veçanërisht është struktura e FBS-së, e kjo është se dita e dytë e forumit është një mundësi ku pronarët e projekteve dhe ata që duan të mobilizojnë kapitalin kanë mundësinë të bisedojnë me njerëz, përfaqësues të institucione dhe kompanive dhe fondet që duan të alokojnë kapitalin. Është joreale të presësh që në atë takim të parë të nënshkruhen kontrata dhe të bëhen investime, por është shumë e rëndësishme të fillohet një histori dhe të fillohet procesi”, shtoi Gushiç.

Këtë vit, forumi do të prezantojë rreth 300 projekte investimi dhe ide biznesi, kryesisht nga Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. Të gjitha kompanitë nga rajoni që kanë aplikuar projekt përmes faqes zyrtare të Forumit të Biznesit të Sarajevës, përveç promovimit dhe prezantimit, do të kenë mundësi edhe të takohen me partnerë dhe investitorë potencialë të interesuar për të investuar në ekonominë e rajonit.

Organizatori i konferencës më të madhe dhe më të rëndësishme të investimeve në rajon është Bosna Bank International (BBI) d.d. Sarajeva nën kujdesin e Presidencës së BeH-së dhe në bashkëpunim me partner strategjik – Ministrinë e Ekonomisë së Kantonit të Sarajevës, dhe aksionarët e BBI Bank – Banka Islamike për Zhvillim (IsDB), Banka Islamike e Dubait (DIB), Banka Islamike Abu Dhabi ( ADIB) dhe partnerë të tjerë.

Partner global i komunikimit i Forumit të 11-të të Biznesit të Sarajevës 2022 është agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) dhe linja ajrore zyrtare e FBS-së së 11-të Turkish Airlines./Anadolu Agency/