Formimi e formacionit të ri Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe mbajtja e referendumit janë çështje që në periudhën e ardhshme do të fokusohen aktorët politik në Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në debat tha se në lidhje me referendumin dhe të gjitha çështjet lidhur me të, mes cila edhe formimi i KSHZ-së, do të fillojë në fund të muajit korrik.
“së pari duhet që kujdes në momentin e formimi të KSHZ-së. Formimi i KSHZ-së nuk ka, dhe nuk duhet të ketë ndërlidhje me mbajtjen e referendumit. Ajo është çështje logjike që erdhi pas dorëheqjes të anëtarëve të KSHZ-së”, tha Zaev.
Sipas tij, KSHZ-ja duhet të formohet menjëherë sepse ajo është obligim i Kuvendit dhe i të gjithë aktorëve politik në vend. Zaev beson se këto ditë, ekipet e bisedimeve do të arrijnë që t’i pajtojnë qëndrimet dhe se nuk do të ketë kushte që do të implikojnë në bllokim të referendumit.
Nëse nuk merren vesh ekipet biseduese, Zaev nuk e mohoi mundësinë e takimit të liderëve.
Formimi i KSHZ-së, që duhet t’i bëj të gjitha përgatitjet e referendumit, ende nuk i dihet.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska paralajmëroi se secila vonesë për formimin e KSHZ-së, mund të jetë përgatishmërisë e pamjaftueshme e anëtarëve e ri që t’i zbatojnë të gjitha aktivitetet e referendumit. Sipas Deskoskës, zgjedhje e formacionit të ri të KSHZ-së nuk duhet të varet nga asnjë ligj.
Edhe për LSDM-në mbajtja e referendumit është prioritet për të gjithë, kurse përmes formimit të KSHZ-së hapet rruga për fillimin e të gjitha proceseve të lidhura me referendumit.
Nga OBRM-PDUKM-ja, përsëri, thonë se zgjedhjet demokratike nuk janë të mundura pa qeveri teknike dhe KSHZ-profesionale. Para se gjithash kërkojnë formacion të ri të KSHZ-së, të sillen Ligjet për financimin e partive politike dhe Ligjin për qeveri.
Referendumi është obligim nga marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe partneritet me Greqinë është pjesë e procedurave të brendshme që duhet të zbatohen para anëtarësimi të vendit në NATO.