Forcat pro-serbe bllokojnë rrugët në Mal të Zi, brohorasin emrin e Putinit

Forcat pro-serbe të Frontit Demokratik kanë dalur rrugëve të Malit të Zi duke i bllokuar ato dhe duke kënduar emrin e Vladimir Putinit. Analisti malazez, Ljubomir Filipovic, i cili paralajmëroi edhe pro*testat dhe vendet ku do të bllokohen rrugët gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se pr*otestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.

“Mbylljet e rrugëve të organizuara nga Fronti Demokratik pro-Rus janë parë në të gjithë Malin e Zi. Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin.”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë mbajtur pr*otesta tash e një kohë prej që ka rënë qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, falë mocionit të nisur nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviç.
Rusia ka nisur ag*resionit kundër shtetit të Ukrainës sot, në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Pjesë e reagimeve ishte edhe shteti i Malit të Zi.