Forca të shtuara të Policisë rreth institucioneve pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në afërsi të Kuvendit të Kosovës. Pak më parë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre politike për shkak se Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj tyre.

Ata sot pritet të nisen për në Hagë, ku do të përballen me një proces gjyqësor dhe me akuza të rënda. Në konferencën për shtyp, presidenti Thaçi u ka bërë thirrje politikanëve që të mos mblidhen dhe të mos protestojnë

“Ju bëj thirrje politikanëve të mos mblidhen e të mos protestojnë. Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë, do të shihemi faqebardhë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Thaçi.