Fondacioni i MCC-së në Kosovë në ditën kundër homofobisë: “Të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë”

Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë, pjesë e korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, ka shkruar në Twitter se festojnë diversitetin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.

“Në këtë ditë #IDAHOT2022, ne festojmë gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të komunitetit në Kosovë. Të gjithë jemi të ndryshëm por të barabartë”, shkruan ky fondacion.
MFK ka shpërndarë një postim të drejtorit të MCC-së në Kosovë, Petrit Selimit.

“Një detaj nga seanca e posaçme e qeverisë së Kosovës në #IDAHOT në vitin 2014, ku presidenti dhe kryeministri u zotuan për respektimin e plotë të të drejtave kushtetuese të komunitetit #LGBTQ dhe punën për promovimin dhe mbrojtjen e diversitetit në republikën tonë. #IDAHOT2022”, shkroi Selimi.