Fliste me motrën e tij në rrjete sociale, e therr me thikë!

Një sherr mes dy moshatarëve ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Çërravë të Pogradecit. Një 19-vjeçar ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta. Mësohet se shkak i sherrit me thika, ka qenë motra e njërit prej të rinjve. 19-vjeçari ka kapur motrën e tij duke folur me 18-vjeçarin me iniciale R.P, në rrjetet sociale.

Pas kësaj, 19-vjeçari ka shkuar në gjimnazin e 18-vjeçarit për të mësuar se si qëndron e vërteta dhe për të sqaruar bisedat e djalit me motrën e tij. Në sqarim e sipër, një shok i 18-vjeçarit e ka goditur me kasetë 19-vjeçarin dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë thikën duke qëlluar dy herë me mjet prerës 18-vjeçarin.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të plagëve të marra.

“Pogradec Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policisë