Fokus: Lloga është “lutur” të nënshkruajë amendamentet e Kodit Penal, kurse Pendarovski ta falë Gruevskin!

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga është lutur 3 muaj për të firmosur ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ndër të tjera u ulën dënimet për veprat e “shpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe “shoqërimit kriminal” me të cilat shumë procedura do të vjetrohen ndaj ish-zyrtarëve politike, shkruan e përjavshmja “Fokus”.

Por, Loga nuk pranoi t’i nënshkruajë ndryshimet ligjore, kështu që zëvendësja e tij Viktorija Avramovska-Madiq e mbrojti në Kuvend projektligjin në emër të Qeverisë, i cili kaloi me votat e LSDM-së, BDI-së dhe partive tjera në pushtet. Ndonëse VMRO-DPMNE-ja opozitare ishte “kundër”, deputetët e saj morën pjesë në diskutimin e komisionit dhe në seancën plenare, ku bënë kuorum për punë.

Fokus shkruan se presidentit Stevo Pendarovski i ishte ofruar falja e Gruevskit në rastet kur ai ishte dënuar, por ai ka refuzuar një opsion të tillë. Më pas kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka filluar të zbatojë planin për shpëtimin e Gruevskit, në këmbim të ndihmës për ndryshime kushtetuese, por edhe për shkaktimin e problemeve në VMRO-DPMNE.