“Fluturon” kosovari në autostradën Shkup-Tetovë, me “Porshen” e tij ka vozitur 207 km/h, dënohet me 400 euro

Përmes radarit të natës, policia e komunikacionit në rajonin e Tetovës ka kapur një shofer i cili ka lëvizur me shpejtësi prej 207 kilometra në orë. Policia e këtij rajoni, mbrëmjen e djeshme nga ora 20:00 deri në orën 22:00, kanë zbatuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

“Njëri nga tejkalimet është regjistruar në autostradën Shkup – Tetovë, në qarkoren Veri në hyrje të Tetovës, shpejtësia e matur ishte 207 kilometra në orë. Shoferit të makinës “Porshe”, S.E. nga Republika e Kosovës, i cili posedonte patentë shoferi të Zvicrës, i është përgatitur parashtresë dhe do të gjobitet me 400 euro”, informoi për MIA Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.