Çmimet e listës së produkteve esenciale në vend kanë pësuar rritje tash e disa muaj, shkruan Gazeta Infokus.
E çmimi i vezëve në Kosovë, shihet të ketë një rritje shumë të madhe sa i përket çmimit paraprak të tij.
Nga 2 euro e gjysmë sa ishin në fillim të vitit 2022, tash çmimi i një pakoje vezë është rritur dyfish.
Në pamjen e dërguar nga lexues të Gazetës Infokus, shihet se në njërin ndër marketet në vendin tonë çmimi i një pakoje vezë e cila ka 30 copë kushton 4 euro e 99 cent.