Flutura Açka: Humbja e fëmijës është një barrë e madhe zie

Flutura Açka, shkrimtare, autore e librit “Biri” e cila ka humbur djalin e saj nga një sëmundje e rëndë ka treguar për emisionin “Programi 200” dhimbjen e madhe që ka përjetuar ajo, por edhe forcën që duhet për të shikuar nga e ardhmja.

Duke cituar shkrimtaren e madhe suedeze Hide, ajo thotë “se të humbësh prindërit, humb të shkuarën, një gjë shumë të rëndësishme të jetës. Por kur humb fëmijën, humb të ardhmen, do të thotë të humbësh një vektor shumë të rëndësishëm të jetës, ose një nga më të rëndësishmet.”

Humbja e fëmijës është një barrë e madhe zie, asnjëherë nuk duhet të gjykohen prindërit që humbin fëmijët, sepse humbja e fëmijës është e papranueshme. Nuk mund të orientohesh në këtë zi kaq të madhe. Sepse të humbësh prindërit, humb të shkuarën, një gjë shumë të rëndësishme të jetës. Por kur humb fëmijën, humb të ardhmen, do të thotë të humbësh një vektor shumë të rëndësishëm të jetës, ose një nga më të rëndësishmet. Sepse ne jemi e Ardhmja, ne shohim nga e ardhmja. Por jetojmë për të kujtuar- tha Açka.