Fluks i madh votuesish në Kumanovë

Pas orës 14:00 në qytetin e Kumanovës dalja në votime ka qenë shumë e lartë, mbi 37 për qind deri në orën 15:00, por kjo mund të jetë shumë më e lartë deri në këto momente që po flasim, sepse vërehet një radhë e gjatë në qendrat e votimit. Sipas gazetarit Adnan Qaili, pjesëmarrja është rritur pas orës 14:00 edhe për shkak se pas kësaj ore nuk ka pasur më edhe probleme me aparatet e identifikimit biometrik dhe kjo gjë ka bërë që të shtohet edhe interesimi i qytetarëve për të votuar.