“Pas tre muajsh, pikat kufitare të hapura përsëri për qarkullimin e qytetarëve, por duke u respektuar protokollet të cilat janë të rekomanduara nga instituti për sëmundje infektive.
Si qytetarët ashtu edhe të punësuarit nëpër pika kufitare, duhet të kenë marrë në maksimum masat për sigurinë e tyre”
Derisa qëndruam në pikën kufitare në Bllacë, u vërejt fluks i madh i qytetarëve të cilët udhëtonin për në Kosovë ose hynin në Maqedoni, për të vizituar familjarët por edhe për biznes. Thonë se masat për mbrojtje nga koronavirusi duhet të respektohet patjetër.