Edhe kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Megjithëse në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve por edhe të pritjes së mjeteve dhe qytetarëve kosovarë për të kaluar kufirin. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, vetëm mëngjesin e së premtes dhe të shtunës kanë hyrë rreth 30 mije shtetas të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.