Humoristi i njohur nga Shqipëria, Florjan Binaj i cili 18 vite me radhë ishte pjesë e Porokallisë, ka 2 muaj kohë që është larguar nga ajo skenë, shkruan Pa Censurë. Mbrëmë i ftuar në emisionin “Oxygen”, ai u pyet nga Besim Dina se përse ishte larguar nga aty, ku Portokallia ishte fillimi i karrierës së Florjanit.
“Kam kujtimet më të bukura se aty u rrita edhe artistikisht, këtë ua thash edhe kolegëve në takimin e fundit dhe u thash faleminderit për gjithë kujtimet e mira, faleminderit dhe për kujtimet e kqija se më kanë bërë më të fortë”, u shpreh humoristi.
Florjani la të kuptohej se fjalët e kqija kanë bërë që ai të largohet. Ai tha se nuk kishte studimin e duhur për aktrim dhe gjithmonë kur duheshte të shkruheshin skenarët e gjëra të tjera, i thoshin fjalë të kqija.
“Unë nuk kisha studimin e duhur për aktrim, isha ndër të paktit dhe në fund ngela i vetmi që nuk kisha mbaruar për aktrim. Ideja ishte se, si do të shkruash ti se s’ke mbaru shkollën, po as ju qe keni mbaru shkollën skeni mbaru për t’shkrujt, pastaj pse do e bësh ti këtë se nuk ke mbaru shkollën, hajde bëje ti më mirë dhe kush e bën më mirë fiton. Nga këto lloj fjalësh, këto ishin ato që të hanin më shumë kohë dhe të besdisnin, por nga ana tjetër të bënin më të fortë., u shpreh Binaj rreth largimit të Portokallisë.
Në ndërkohë ai shtoi se, aktrimi është një dhunti dhe është dhuruar nga Zoti, e për këtë arsye nuk ka pse të xhelozojmë njëri tjetrin, shkruan Pa Censurë.
“Aktrimi është dhunti dhe s’është që i’a vodhëm dikujt. Ne kemi lindur me këtë dhunti, na e ka dhuru natyra, nana, baba, Zoti, universi, e ç’rëndësi ka. Ne kemi lindur me këtë dhunti, nuk kemi zgjedhur se si do t’i kemi sytë, sa të gjatë do të jemi, si do e kemi zërin ose kujt do i përkasim, ne kështu kemi lindur. Në momentin që ne e pranojmë këtë gjë shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin, në momentin që nuk e pranojmë vijnë sherret me radhë./PACENSURË/
Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë nga minuta 23:
VIDEO E PLOTË