Floriana Garo: Berisha ka energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari!

Floriana Garo ka folur sot nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD, i thirrur nga Sali Berisha. Nga aty ajo ka renditur arsyet se pse i është bashkuar thirrjes së Berishës. Ish-missi tha se ka parë te Berisha energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari dhe mund t’i udhëheqë mjaft mirë demokratët.

Garo tha:
Basha kishte plane të tjera. Nuk kishte strategji. Fitorja nuk ishte qëllimi. U zhgënjeva si të gjithë demokratët. Pashë si nisi ta shkundë nga themelet lideri historik Sali Berisha me energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari. Kam besuar që vetëm Berisha do na udhëheqë të gjithë në ringritjen e PD në piedestalin e lavdisë së saj.