Florian Marku pas fitores: Dua të përballem me më të mirët, kam punuar për këtë rikthim


54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.

“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.

Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa vijon të mbetet një nga më të mirët. Pritshmëritë janë të mëdha për të ardhmen dhe mbështetësit e tij me padurim po presin ndeshjet e radhës. 30-vjeçari njihet për rekorde, ndërsa sa i takon sukseseve, nuk mund të lëmë pa përmendur marrjen e një titulli kampion të kategorisë IBF.