Florian Marku feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja u kujdes t’i bënte dedikimin më të ëmbël

Florian Marku, çuni që na bën herë pas here krenarë në të gjithë botës feston sot 29-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë speciale për të, ai ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë përherë përmes një postimi në Instagram.
“Sot eshte dita e lindjes time. Ne kete dite te vecante dua tju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen qe me keni dhene Ky esht vec fillimi. Data e ndeshjes e rradhes se shpejti”, ka shkruar ai krahas fotos së tij.

https://www.instagram.com/p/CUZ5_5Qt5dC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aa282d84-8a87-4b7a-a760-fb5b66a3552f

Urimet dhe dedikimet për Markun kanë qenë të shumta, ku padyshim ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai i bashkëshortes së tij.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Eirini.
Dyshja së shpejti do të bëhen prindër dhe kjo duhet të jetë një ndër ditëlindjet më të bukura për çunin e sukseseve.

Kujtojmë se Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në ndeshjen që u zhvillua për plot 10 raunde.
Boksieri shqiptar dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.
Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “ëalterëight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.