Florian Marku bëhet baba për herë të parë

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është bërë të shtunën baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Floriani përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur dorën e fëmijës së sapolindur.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar boksieri shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.