Flet Zemaj pasi që Shkupi vendosi që më 12 tetor të hap kufijt pa test PCR

Vendimi që pritet të hyjë në fuqi më 12 tetor përfshijnë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Për këta ka reaguar ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, duke thënë se këtë vendim ia konfirmoi edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani nëpërmjet një bisede telefonike.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike”, ka shkruar Zemaj. Zemaj madje ka thënë se situata aktuale epidemiologjike në Kosovë nuk përbën rrezik.

“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR”, thuhet në shkrimini e Zemajt. E testet mund të kthehen nëse vërehet se ka rritje të rasteve të infeksionit, derisa ka thënë se në 24 orët e fundit 12 qytetarë kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa janë 34 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34! Bashkë për një rajon të shëndetshëm”, përfundon shkrimi i Zemajt.