Zekri Shiroki në një deklaratë në Bullgari thotë se me orë të tëra është në Bullgari mirëpo nuk ka informacione për nipin e tij.“Jam këtu për nipin tim. Ai ka qenë në atë autobus, si udhëheqës i grupit. A është në mesin e të mbijetuarve? Ata të mbijetuarit janë lartë, ishim i vizituam ata nuk dinë gjë sepse janë të lënduar dhe janë në këtë spital. Tjera informata nuk kemi. Nuk ke kujë ti paraqitesh këtu. Mjekët thonë se ne përgjigjemi vetëm për ata që janë këtu lartë”, tha Shiroki.
Shiroki thotë se familjarët dëshirojnë konfirmimi zyrtarë nga autoritetet.“Nuk kemi asnjë informatë a është në mesin e të gjallëve, ata të gjallët janë këtu, por duam të dimë nëse është në mesin e të vde*kurve. Ishim te kapela(morgu) atje, nuk na lanë të hyjmë brenda. Nuk kemi mundur ta verifikojmë nëse është gjallë, po kthehemi prapë”, tha mes tjerash Shiiroki.Ai shtoi se disa përfaqësues diplomatik iu kanë thënë se informacione do të mund të marrin vetëm nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Një person ka biseduar aty me një ambasador, ai tha që është ambasador, edhe ai ka thënë që informata do të merrni vetëm në Maqedoni”, tha Shiroki.Ai thotë se nga bisedimet që ka pasur me të mbijetuarit, i është thënë se për herë të fundit e kanë parë nipin e tij të ulur në karrigen e parë të autobusit të aksi*dentuar.