Flet Veton Surroi pas vendimit për t’i hequr Titullin e Nderit nga Kukësi

Publicisti Veton Surroi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Nder i Qarkut”, ka reaguar ekskluzivisht për Euronews Albania. Publicisti i njohur deklaroi se, vendimi i ngjason gjyqeve politike duke kujtuar se gjykime të tilla në këtë qark kanë pasur dhe pasoja të hidhura (varja e shkrimtarit Havzi Nela) por që për fatin e tij të mirë tashmë nuk jetojmë më në atë sistem totalitar pasi pasojat do të diheshin.