Flet ushtari që u su*lmua në Gramsh, si ndodhi ngjarja

Tre shtetas të huaj tentuan të futen mbrëmjen e kaluar uzinën e përpunimit të ar*mëve në Gramsh. Njëri prej tyre su*lmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar. Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka u transportuan në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e sotme ushtarakët u vizituan nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Njëri prej tyre rrëfen se shtetasi rus, të cilin u përpoqën ta neutralizojnë ishte i dhu*nshëm dhe ka reaguar duke u hedhur edhe spraj ndaj tyre. Ushtari rrëfeu se në fytyrë kishin shumë djegie gjë që bëri t’u ikë shikimi, po pastaj e kapën su*lmuesin edhe e mbajtën në vend derisa njoftuan policinë.

“Bëmë detyrën tonë si ushtarakë. Ka qenë i dhu*nshëm. Hodhi spraj, kam shenjat. Hodhi edhe nga fytyra. Shikimi për momentin na iku, por tani jemi më mirë. Me gjithë përgjegjësin e rojes e kapëm të dy”, tha ai.