Flet Sulejman Rexhepi për pla*gosjen e djalit të tij, ja çka thotë për dy kosovarët e arr*estuar!

Ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM) Sulejman Rexhepi ekskluzivisht për gazetën Lajm ka folur lidhur me pla*gosjen e djalit të tij Zeglul Rexhepi që ndodhi dje në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Rexhepi thotë se djali i tij është pla*gosur deri sa ka qenë në detyrë, por fatmirësisht ka marrë lëndim të lehtë në këmbë. Duke folur për gazetën Lajm Rexhepi jep detaje lidhur me ngjarjen.

“Një veturë pa targa e ka përcjellur djalin. Meqë ai është i punësuar si profesionit në MPB e ka vërejtur dhe është ndalur ta pyes se për çfarë arsye po e përcjell. I është drejtuar në mënyrë njerëzore por ai e ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë tre pl*umba. Njëri plumb është kthyer pasi ka goditur veturën dhe e ka plagosur lehtë në këmbë. Djali sot ka dalur nga spitali dhe ka ardhur në shtëpi” thekson ish reisi Rexhepi. Duke folur për dy kosovarët e arrestuar mbrëmë nga policia Rexhepi thotë se ata dy nuk janë të involvuar në rast.

“Djali i ka pa fotografitë e tyre dhe ata nuk janë të involvuar në këtë rast. Na kanë ardhur informacione se këta janë njerëz problematik dhe kanë lidhje edhe me politikën por në pla*gosjen konkrete nuk janë të involvuar. Djali nuk e njeh ekzekutorin por e mban mend mirë fytyrën e tij. Sot do të vijnë nga prokuroria dhe pritet ta identifikojnë. Policia ende nuk është duke i liruar dy kosovarët e arr*estuar sepse presin që djali im zyrtarisht të japë deklaratë se ata nuk janë të involvuar”.

Rexhepi shprehet i kënaqur nga reagimi i shpejtë i organeve kompetente dhe shpreson që rasti së shpejti të ndriçohet dhe të zbulohen motivet e vërteta.

“Nuk kemi pasur as kër*cënime as ndonjë hesap të papastruar me dikë. Nuk e dimë se çka është prapavija. Duhet të tregojë autori pasi të arr*estohet. Për ne nuk ka dyshim është vepër e porositur por rastin e kemi lwnw nw dorw tw organeve kompetente. Ai pasi e ka kryer veprën veturën e ka lënë në rrugën Radushka që të nxjerr tek rampa në Saraj dhe është arr*atisur me veturë tjetër” thekson ish kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi lidhur me rastin e djeshëm.