Flet shpëtimtari në spitalin e Tetovës: Babai e kishte përqafur djalin ta mbrojë nga zjarri, të dy kishin ndërruar jetë!

Njëri nga pronarët e lokaleve afer spitalit të Tetovës, ka qenë ndër të parët që ka vrapuar për të ju ardhur në ndihmë pacientëve në Spitalin modular të kapluar nga zjarri.
Ai flet për momentet e tmerrit që ka pa me sytë e vet dhe shton se “Allahu i ka dhënë fuqi” për të nxjerrë disa persona nga spitali. Pjesa më e dhimbshme e rrëfimit është për baba e birë që kanë ndërruar jetë të përqafuar.

“Nuk më hiqet nga sytë fotgrafia e babait i cili e kishte përqafuar djalin e tij për ta mbrojtur nga zjarri, por flakët ishin të pamëshirshme.
Të dy kishin ndërruar jetë ashtu të përqafuar”, ka rrëfyer ai.

Nga tmerri, lodhja dhe nga asfiksimi, ai në fund ka përfunduar i shtrirë në spital, por fatmirësisht pa ndonjë pasojë serioze. Për traumën e përjetuar thotë se do ta njekë deri sa të jetë gjallë.
Emri i tij është i njohur për redaksinë por na luti që për momentin të mos e publikojmë sepse psiqikisht nuk është i gatshëm të dalë të flasë para kamerave.