Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Stamboll ku është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë që i bëri presidenti turk Erdogan.
Ai tutje ka thënë se ka zhvilluar një bisedë produktive me presidentin turk.
“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi,
Në takimin e sotëm ishte prezent edhe lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, kurse takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.