Një njeri, nga Qarku Medison në SHBA, ka dalë publikisht me rrëfimin sesi e kishin rrëmbyer alienët, dekada më parë.Një njeri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka deklaruar disa ditë më parë se, derisa qëndronte i shtrirë në shtratin e tij, kishte hetuar një dritë të fuqishme nga dritarja e dhomës së tij të gjumit.
“Ishte ora rreth 2 pas mesnate, kur një dritë e fuqishme depërtoi nëpër dritare dhe, gjëja tjetër që më kujtohet, jam unë duke u tërhequr nga një tufë e dritës, duke më nxjerrë nëpër dritaren, e cila, përndryshe, më parë ishte e mbyllur”, thotë ai në lidhje me incidentin që ndodhi në vitin 1979, por që, deri më tani, nuk ia kishte treguar askujt.Ishte vetëm një fëmijë Dëshmitarët okularë thonë se, asokohe, dëshmitari ishte vetëm 6 vjet i vjetër dhe nuk dinte asgjë për UFO-t. Por, ai thotë se, përkundër kësaj, e dinte se një gjë e tillë nuk ishte normale.
“Diçka ishte duke më çuar në qiell. Ndihesha i frikësuar dhe mendoja se kurrë më nuk do ta shihja shtëpinë”, thotë ai, derisa ende dridhet nga frika. Ai ishte munduar që ta thërriste motrën e tij, që gjendej në shtëpi, por nuk kishte mundur të nxirrte zë, meqë ndihej sikur të ishte i paralizuar. Më pas, ai thotë se ishte kthjellur në një “anije kozmike” ku kishte një substancë të çuditshme dhe një kapak të gomës. “E shqeva kapakun e gomës, ndjeja sikur të mos kishte gravitacion, rrija pezull. Pasi shikova anash pashë edhe shumë anije të tjera kozmike”.
Sipas këtij njeriu nga Medison, Indiana e SHBA-së, këto anije kozmike përmbanin krijesa të tjera. Derisa përpiqej që të dilte nga anija e tij kozmike, ai thotë se çdo gjë u nxi, u bë e zezë.Kthehet në shtëpi në mënyrë të mistershme Më pas atij nuk i kujtohet sesi mbërriti në shtëpi, me ç’rast, për shkak se nuk ndihej mirë, u dërgua në spital. Aty i thanë se vuante nga pneumonia, apo thënë ndryshe, kallja e mushkërive, prandaj iu desh që të qëndronte tri javë në spital. Ky njeri tani është duke kërkuar ndihmë, duke u munduar që të kuptojë se çka kishte ndodhur atë natë, në të vërtetë, duke insistuar se kjo “ngjarje” ende ishte duke ndikuar në jetën e tij të përditshme.
Filmi i regjisorit të mirënjohur Steven Spielberg, me titull “Close Encounters of the Third Kind” ishte lëshuar në vitin 1977, dy vjet para këtij rrëmbimi të supozuar të këtij njeriu nga alienët dhe ngjarja zhvillohet në shtetin e Indianës, po ashtu. Edhe në vitin 1975, një njeri në Snouflejk, Arizona, thuhet të ketë qenë i rrëmbyer nga alienët, nga një UFO dhe thotë të ketë përjetuar gjëra të ngjashme.