Flet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Ka folur një i mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari ku kanë ndërruar jetë 46 njerëz nga Maqedonia e Veriut, i cili ka thënë se ka pas shpërthim.
“Është dëgjuar një shpërthim i fortë, unë dhe 7 pasagjerë tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i ak*sidentuar ndërsa tjerët nuk mundën të ikin” kjo ka qenë një nga deklaratat e njërit nga të mbijetuarit e aks*identit të tmerrshëm në Bullgari, i cili ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një ak*sident i tm*errshëm i një autobusi nga Maqedonia, nga i cili kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre kanë qenë të mitur.