Flet nëna e Vjosa Osmanit pasi e bija u bë presidente

Nëna e Vjosa Osmanit ka folur ekskluzivisht për herë të parë për emisionin #gjesi në T7 pasi vajza e saj u bë gruaja e dytë që u emërua presidente e Republikës së Kosovës.

Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë para kamerës së T7 që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.
“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo.

E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.
“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.