Flet mjeku nga Gjakova që u shërua nga koronavirusi, Kryetari i Komunës s’më telefonoi asnjëherë

Mjeku nga Gjakova, Jetish Jetishi ka njoftuar se dje është liruar nga Klinika Infektive, si i shëruar nga koronavirusi. Jetishi ka thënë se falë respektimit të masave të IKSHP’së, nuk ka infektuar asnjë qytetarë nga Komuna e Gjakovës dhe as kolegët e Spitalit “Isa Grezda”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jetishi i ka falënderuar stafin e Klinikës Infektive, menaxhmentin e Spitalit Regjional në Gjakovë dhe të gjithë kolegët e tij që janë interesuar vazhdimisht për shëndetin e tij.

Jetishi thotë se do të donte të falënderonte edhe Kryetatin e Komunës së Gjakovës dhe strukturat e komunës, por se nuk mund ta bëj një gjë të tillë, meqenëse nuk e kanë telefonuar asmjëherë për ta pyetur për gjendjen e tij.

Sipas tij, Gjini duhet të marr shembull Kryetarin e Vitisë dhe Malishevës, të cilët thotë se pandërprerë janë interesuar për pacientët.

“Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falenderime edhe për Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj nje gjë të tillë meqense nuk e kanë parë të arsyeshme te ma bejnë një telefonatë për të pyetur për gjëndjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime të cilet kanë qendruar 2 javë të izoluar. Shembull duhet të marrin tek Kryetaret e Komunave të Vitisë dhe Malisheves të cilët pandërprerë janë interesuar për pacientet dhe familjaret e tyre”, ka shkruar Jetishi.

Ka thënë se është infektuar në krye të detyres në Repartin e Emergjences , por se është shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, ka arritur të ndërprej zingjirin infektues dhe nuk ka infektuar asnjë nga qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe koleget e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë.

“Gjithë të sëmuarve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndersa gjithë tjerve, ju këshilloj ti respektoni rekomandimet e IKSHP dhe me ketë rast ti kurseni jetet e të moshurve dhe mantilbardhët”, ka shkruar Jetishi./Express