Flet mëgimtari që u ndalua me “gepekun” plotë nga policia në kufirin Serbi – Hungari

Në pikën kufitare Serbi – Hungari, shumë kosovarë që po kthehen nga pushimet në vendet e BE-së, po presin me orë të tëra, ku gjatë kalimit kufitar dogana hungareze i kontrollon me detaje veturat e tyre.
Një rast i tillë ishte edhe dje kur një mërgimtarit dogana në kufirin Serbi – Hungari i kishin nxjerrë nga vetura gjërat që ai kishte marrë nga Kosova, ndërsa disa media kanë raportuar se të gjitha gjërat që kishte në veturë janë konfiskuar.

Por disa orë më pas, ka folur vet mërgimtari i cili përmes një video ka treguar se ajo që u pa në foto ishte vetëm një kontroll e zakonshme.
Ai ka thënë se asgjë nuk i është konfiskuar, duke i demantuar raportimet e mediave, ndërsa ka kërkuar që mos të frikësohen mërgimtaret me raportime të tilla.