Flet Luizi: Nuk jam sëmurë, është historia e një shoku, por kam të njëjtat simptoma

Dy ditë më parë Luizi i rrëfeu Kiarës se është i sëmurë, rrëfim i cili tronditi teleshikuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother”, Luizi u pyet për këtë deklaratë, por ai e mohoi të ketë folur për veten.

“Po nuk ka lidhje me mua, i thashë që nuk jam unë, po pak rëndësi ka, po flisja për një shok timin, ndoshta është keqkuptuar jashtë ku di unë. Jo nuk është historia ime, nuk jam i sëmurë me tumor. Është historia e një shoku. Nuk dhashë emra, nuk e di pse doli në vetën e parë, por unë ja cilësova që më vjen keq për të dhe dua ta ndihmoj sepse s’ka mundësi ekonomike familja e tij”, u shpreh Luizi.

“Kam filluar të kem të njëjtat simptoma si ai dhe zgjodha ta filloja me veten e ta mbaroja me atë. Nuk ma mori mendja që do bëhej kaq e madhe”, shtoi ai.

Për ta sqaruar, Arbana e pyeti sërish: Luiz a vuan nga një sëmundje e pashërueshme?

Luizi: Prandaj s’doja të dilte kjo sepse nuk jam tipi që dua të mëshirohem. Më duket sikur rrugëtimi im mbaron këtu sepse njerëzit nuk do më shohin më si ai Luizi që qesh.

Arbana: Po ti the që nuk jam sëmurë

Luizi: Mënyra si po e trajtoni po më duket sikur jam viktima

Arbana e ftoi Luizin që të dalë nga shtëpia për të bërë të gjitha kontrollet mjekësore, por ai u përgjigj: “Më vjen zor tani që njerëzit të cilët shihnin Luizin e qeshur dhe që bënte batuta, të më shohin me mëshirë. Mua më kanë bërë analiza gjaku, të gjitha dhe po të kisha gjë ju do më kishit thirrur, por unë jam mirë dhe uroj të jem mirë. Ndihem jashtëzakonisht shumë keq që doli kjo”.