Ajo nuk mund të merrte frymë, gruaja luftoi dy ditë dhe përmes dritares na thanë të vinim vetëm kur të bëhej një test pozitiv i koronavirusit, tha për ‘Telma’ Ali Telja, kunati i gruas së ndjerë nga Struga.
Nemljune Ibraimi, 66 vjeç, u dërgua të enjten në spitalin e Ohërit me një referim nga mjeku i saj i familjes.
Por sipas kunatit të saj, atyre iu tha që do ta merrnin atë vetëm kur të shihnin rezultatet e testit pozitiv.
Ata nuk morën asnjë rezultat, por u informuan vetëm verbalisht sot se e ndjera dhe burri i saj ishin pozitivë për testin, ndërsa dhëndri dhe vajza ishin negative.
Sot ajo është varrosur kurse tani familja e saj do të kthehet në karantinë 14-ditore.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se do të bëhet një rishikim i plotë i rastit.