Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se vendi nuk mund të shkojë zgjedhje në këtë kohë pandemie.
Sipas tij, në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi ka shprehur vullnetin që partia e saj të udhëheq me qeverinë e ardhshme. I pari i LDK-së tha se në qeverisjen e tij do të luftohet korrupsioni.
“Kemi vullnetin për rimëkëmbjen ekonomie, menaxhimin e situatës me pandeminë, dialogun dhe rregullimin e marrëdhënieve me partnerët euroatlantik”, tha Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të caktuar mandatarin për kryeministër në qeverinë e ardhshme.
Mustafa nuk e mohoi edhe një herë mundësinë që mandatari për kryeministër nga partia e tij, të jetë vetë ai.