Flet Isa Mustafa: Ishte vullnet i të gjithëve që Avdullah Hoti të jetë kandidat

Kreu i LDK’së Isa Mustafa e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është emri që kanë zgjedhur për të nomimuar për kryeministër.

Mustafa tha para mediave se partia e tij kishin kërkuar që ai të jetë kandidat.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarvëe që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha kreu i LDK’së.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por, në fund është vendosur për Avdullah Hotin.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z.Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka deklaruar ai./Express/