Flet gruaja që u sulmua në mes të Shkupit

Më fyente dhe më sulmoi sepse nuk deshi të më këmbej paratë për shërbimin e taksisë- kështu tha tridhjetë vjeçarja, Dobrilla Stefanovska për Kanal 5 gjatë rrëfimit për incidentit që ndodhi para dy dite në Shkup ku shoferi i taksisë e sulmoi 30-vjeçaren, ndërsa video e publikuar shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ajo thotë se ishte nervozuar nga ofendimet e shoferit, kështu që në shenjë revolte donte të thyente fshesat e xhamave të makinës.

Stefanovska thotë se askush nuk i ndihmoi deri sa ndodhi incidenti, ajo thekson se dikush nga kalimtarët kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë, me çka ajo ishte transferuar në klinikë me lëndime në kraharor dhe në shpinë.

Nga MPB thonë se menjëherë pasi është lajmëruar rasti është konstatuar kundërvajtje, por nëse përcaktohen elemente tjera, nuk përjashtohet përgjegjësia penale e sulmuesin, ndërsa shpjegojnë se rasti është ende i hapur dhe se hetimet po vazhdojnë.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se shoferi është një taksist i licencuar i cili nuk punon për ndonjë kompani por se punon në mënyrë të pavarur. Ata theksojnë se do të presin për vendimin e policisë ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë për marrjen e licencës